Bileta e parë Zvicër-Spanjë…

Pas dy ditëve pushim, ‘Euro 2020’ rikthehet sot me fazën çerekfinale prej së cilës do të dalin 4 skuadrat gjysmëfinaliste.
Kështu në 18:00, Zvicër-Spanjë në Shën Petersburg në një duel ë pritet të ndezë edhe më shumë garën drejt trofeut të 11 korrikut parashikuar për tu zhvilluar në Uembli.
Zvicra pa Granit Xhakën e skualifikuar por me entuziazmin e një fitorejeje ndaj Francës do të gjëjë Spanjën e Luis Enrikes më të karikuar se kurrë. Iberikët pasi nisën jo bindshëm, në dy sfidat e fundit kanë shënuar 10 gola.
Do të gjykojë anglezi Majkell Oliver.
18:00 Zvicër- Spanjë (Shën Petersburg, Rusi)