Belgjikë-Itali “finalja” në Mynih

Në Mynih në ‘Allianz Arena’, Belgjikë- Itali për një biletë në gjysmëfinale dhe një kanditaturë serioze për fitimin e ‘Euro 2020’. Në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00, dy përfaqësueset përballë në duelin më enigmatik të këtij Europiani.

Jo vetëm fakti që Belgjika kryeson FIFA-n me koeficentin më të lartë por dhe prezantimi në këtë kampionat kontinental e pozicionon skuadrën e ‘Djajëve të Kuq’ te ato kombëtare që janë për trofeun aktual. Dilema për aktivizimin e De Bryne dhe Eden Hazad.

Ndërkaq, me potencial të jashtëzakonshëm vjen dhe skuadra italiane e drejtuar nga Roberto Mançini. Ndeshjet në grup por dhe kalimi disi me vështirësi i Austrisë, treguan se axurët, janë me mision të qartë në kompeticionin e UEFA-s.

Do të drejtojë garën gjyqtari slloven, Slavko Vinçiç.

21:00 Belgjikë- Itali (në Mynih)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!