Italia dhe Spanja gjysmëfinalistet e para…

Belgjikë- Itali 1-2
Italia është në gjysmëfinale të Euro 2020. 2-1 kundër Belgjikës, më e mira në e renditjes FIFA, të veshur me të kuqe, në Allianz Arena të Mynihut kundër Italisë. E cila ishte e bardhë në kostum por jo në frymë, blu si kurrë më parë.
Të kaltrit e çuan në 32 numrin e ndeshjeve pa humbje në një sfidë ku treguan të gjithë forcën e tyre që në fraksionin e parë. Fillimisht Italisë iu anulua një gol për pozicion jashtë loje të Bonuccit.
Ishte Barella me një gol të bukur dhe Insinje me një perlë nga distanca i dhanë avantazhin e dyfishtë Italisë që në pjesën e parë, por në fundin e saj Doku fitoi një penallti të cilën e kthehu në gol Romelu Lukaku teksa kronometri shënonte 45+2.
Në pjesën e dytë Italia u mbrojt mirë ndërkohë që Belgjika nuk kishte forcë për të ndryshuar fatet e ndeshjes. De Bryne i vetëm dhe jo në kondicionin më të mirë nuk mund të bënte këtë belgjikë në “perendim” të merrte më shumë.
Zvicër- Spanjë 2-4 (penallti)
Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2020. Në 18:00, iberikët kaluan jo pa vështirësi Zvicrën teksa pas barazimit 1-1 (gol i Shaqirit) Furitë e Kuqe ia dolën të eleminojnë përfaqësuesen e Petkoviç pas goditjes së penalltive me shifrat totale 4-2.