Biletat shifra rekord, Wembley hap dyert

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Euro 2020 që do të luhen në “Wembley” mund të ndiqen nga tifozë pa limit por kushti për të respektuar rregulat ati COVID-19 do duhet të zbatohen me rigoriozitet.

Hyrja në stadium në Londër (90 mijë vende) është rritur dhe pritet që afro 60 mijë tifozë të mund të ndjekin skuadrat e tyre.Kjo ka shtyrë UEFA-n të rrisë në mënyrë drastike çmimet e biletave.

Për ndeshjet e datave 6 dhe 7 korrik, një biletë qëndrore deri në 1000 euro, ndonëse pritet që ato të mund të rriten edhe më shumë. Por çmimet në tregun e zi që mund të shiten nga vetë tifozë të caktuar mund të kalojë çdo cak.

Ndërkohë, çmimet e biletave të tjera, që ka nxjerrë UEFA në shitje variojnë nga 195 euro për ato të kategorisë 3 dhe 595 euro për kategorinë 2. Edhe këto pritet të ndryshojnë në vartësi të skuadrave dhe kërkesës për ta. Kuptueshëm nga dora e ‘dytë’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!