Mesi shkund Bolivinë, Uruguai i dyti

Në Kupën e Amerikës, Argjentina shkon e para në grupin e saj dhe arrin çerekfinalet, duke fituar ndaj Bolivisë 4-1. Menjëherë i zakonëshmi Mesi, autori i një asistimi përPapu Gomez teksa shënoi pas vetëm 6 minutash.

Ishte vetë Leo Mesi që dyfishoi në minutën e 33-të në një penallti dhe teksa nënshkroi 3-0 në minutën e 42-të. Në pjesën e dytë Savedra shkurtoi në minutën e 60-të, por në fund arriti edhe goli i lojtarit të Interit Lautaro Martinez, i cili në minutën e 65-të mbylli llogaritë me pokerin e skuadrës së Skalionit. Në ëerekfinale Argjentina përballet me Ekuadorin.

Në takimin tjetër Uruguaji falë një goli të shënuar me penallti nga Edminson Kavani, fitoi 1-0 ndaj Paraguait duke u pozicionuar i dyti në grup pas Argjentinës.

Kupa e Amerikës:

Bolivi- Argjentinë 1-4

Uruguai- Paraguai 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!