Italia kalon pa shkëlqim, Danimarka futboll total në Amsterdam
Raundi i 1/8:
Uells- Danimarkë 0-4
Itali- Austri 0-0 (2-1 në shtesë)
Pas Danimarkës në 18:00 ndërsa mposhti Uellsin në shifra katastroikë 0-4 në Amsterdam, në mbrëmje kalon për 1/8 edhe Italia e Roberto Mançinit.
Ndaj Austrisë në Londër, skuadra 4 herë kampione bote edhe pse u nis si favorite, vuajti gjatë për të marrë biletën për më tej. Në 90 minuta e kryeisisht në fraksionine dytë, të besuarit e Mançinit bënë fare pak për të justifikuar pritshmëritë.
Austria racionale ndërsa shënoi dhe një gol në pjesën e dytë të anuluar nga VAR, diti të mbaj larg axurët për 90 minuta.
Në shtesë vijnë dy gola të shpejtë me Kiezën dhe Pesinën duke i dhënë indirket profilin e suksesit trajnerit i cili i hodhi në fushë në fund të kohës së rregullt. Në anën tjetër Austria ia doli të shkurtojë diferencën 7 minuta nga fundi por sinjali përfundimtar i Teljor, çertifikoi fitoren e Italisë