Trajneri austriak Foda: Na përgëzuan të gjithë…

Trajneri austriak i futbollit Franko Foda ka thënë se ai kurrë nuk ka marrë aq shumë komplimente nga kundërshtarët pas ndeshjes çerekfinale të së shtunës në Euro 2020, në të cilën Italia mundi Austrinë 2-1 në Wembley pas kohës shtesë.

Foda:

Sigurisht që të gjithë jemi të zhgënjyer tani, por e gjithë Austria mund të jetë krenare për këtë ekip. Unë kurrë nuk kam marrë kaq shumë komplimente nga një kundërshtar”, tha Franco Foda duke ju referuar Roberto Mançinit.

Ne dëshironim të luanim presion të lartë që nga fillimi, por Italia ishte shumë e fortë dhe ne nuk arritëm të impononim lojën tonë. Ne luajtëm një lojë të pjekur, të gjitha 120 minuta. U pa që ne kemi një plan të mirë dhe se lojtarët janë të etur për sukses. Ne duhet të jemi të tillë në vazhdimin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2022 në Katar, sepse qëllimi ynë është të jemi atje”, shtoi trajneri austriak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!