Kuartararo, vjen Çmimi i 4 i Madh sezonal në MotoGP

Francezi i Yamaha, Fabio Kuartararo fiton Çmimin e Madh në pisten e Asen të Holandës. Në garën numër 9-të të Botërorit, piloti me motorin e tij, ia doli të dominojë që nga fillimi i garës e deri në fund.

Spektakolar starti me Kuartararon që niset i dyti dhe rrëmben me dhunë kreun duke rrezikuar përplasjen me Zhak Milner. Pjesa tjetër pa histori. Të gjithë në ndjekje të ‘Djallit’ cili pret i pari vijën e finishit për herë të katërt gjatë këtij kampionati.

Llogaritë në klasifikim janë dukshëm në favor të numrit 20 me francezin që udhëheq klasifikimin e Botërorit në MotoGP me 156 pikë. 122 ka vendi i dytë që mbahet nga Johan Zarko.

Sakaq vendi i dytë për shokun e tij të skuadrës Maverik Vinjales ndërsa Joan Mir kampioni në fuqi me Suzuki erdhi i treti. Mark Markez u nis i 20-ti dhe mbylli në vend të 7 teksa Vale Rosi u tërhoq pas tetë xhirove.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!