Vjen triumfi i parë i Martin

Do të jenë sërish aty për garën numër 11 sezonale por MotoGP e së dielës në pistën e Stirian në Austri ofroi një nga aksidentet më të rrezikshme në këtë vit sportiv në motoçiklizëm.

Dani Pedroza dhe Lorenzo Savadori u pëplasen me njeri-tjetrin duke simuluar panikun me pamje të pazakonta flake. Pilotët mrekullisht pa probleme ndërsa dy motorat shkrumbohen tërësisht.

Ndërkaq në garën e rinisur në fund pati një fitues debutues. Spanjolli Horge Martin ia doli për herë të parë me Dukati Pramak të presë finishin duke lënë pas shpatullave kampionë si Joan Mir e Fabio Kuartararo.

Botërori i MotoGP udhëhiqet nga piloti francez i Yamaha Fabio Kuartararao me 172 pikë. Pas tij Johan Zarko (Dukati) me 132 dhe i tretri Johan Mir me Suzuki ka 121 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!