Italianët i druhen Austrisë, Mançini mendon penalltitë

Luhet një biletë për 1/8, ‘Mançio’ përcakton 5 lojtarët e parë të penalltive.
Mediat italiane hedhin dritë mbi strategjinë e Roberto Mançinit mbi atë që quhet eleminim me çdo kusht të Austrisë.
Përpos faktit që ‘Axurët’ do të luajnë me formacionin më të mirë (mediat i kanë paraprirë edhe formacionit Tip) trajneri ka nisur të mendojë edhe për emrat e atyre që mund të godasin 5 penalltitë eventuale.
Ndroja se Italia mund të ketë nevojë për ‘ruletën Ruse’ sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, është e prekshme pasi sipas saj, në çdo rast italianët, pasi kanë dalë nga grupi, kanë shkuar në shtesë e gjuajtur penallti. Ata kujtojnë se kanë humbur finale Botërori (1994) e fituar një të tillë nga 11 metra larg (2006).
Në këtë aspekt, Mançini ka vendosur 5 goditësit e parë në rast se do duhej të përdorëshin sot ndaj Austrisë. Ata janë: Zhorzhijno, Imobile, Açerbi, Berardi dhe Bonuçi.
Ndërkaq, Itali-Austri nis sot në 21:00 dhe zhvillohet në Londër.