Alaba italianëve: Në Wembley kam fituar Championsin…

Italia nuk do ta ketë aspak të lehtë. Ndaj Austrisë pritet të shihet vërtetë forca e axurëve që me gjasë e konsiderojnë vetën disi më favoritë se austriakët. Por…
Kapiteni i Austrisë, David Alaba, foli në konferencë shtypi në prag të betejës për 1/8-at në Wembley, Londër, kundër Italisë.
Kapteni mendon dhe bën presion psikologjik kur shprehet: “Këtu fitova Ligën e Kampionëve, kam kujtime të shkëlqyera. Do të jetë një ndeshje e mirë, në një stadium të bukur, do ta luajmë në të njëjtën mënyrë. Do të ishte mirë të isha në gjendje të stërvitem këtu:
Mbaj mend atmosferën, ajo që ishte në qytet, ishte ngjarje e shkëlqyeshme që finalet e Ligës së Kampionëve. Por nesër do të jetë speciale për ne: Arnautovic, si unë, tashmë ka luajtur këtu. Është një stadium i shkëlqyeshëm dhe mezi presim të shkojmë në fushë.”