Jonuzi edhe një edicion kuqeblu

Spikati te Laçi në Superiore ndërsa gjatë 2019-ës u largua drejt Ipkos në Kosovë. Fjoart Jonuzi mesfushori kuksian i Vllaznisë me të cilin fitoi Kupën e Shqiprisë gjatë sezonit 2020-21(ka fituar edhe me Laçin në 2015-16) ka zgjatur sot kontratën me kuqeblutë e Tomas Brdariç.

Në fakt, javët e fundit mesfushori 24 vjeçar u kërkua nga skuadra e vendlindjes Kukësi por pasi u largua disa ditë jashtë vendit, Junuzi me tu kthyer, ka vendosur të vijojë me shkodranët. Së paku dhe për një edicion.

Klubi e pasqyron në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!