Suedia tri pikë në Shën Petersburg, Kroacia finale ndaj…
Grupi E, Suedi- Sllovaki 1-0
Një penallti e shndërruar në gol nga Forsberg i ka mjaftuar Suedisë për të marrë tri pikë ndaj Sllovakisë sot në Shën Petersburg të Rusisë.
Në takimin e vlefshëm për Grupin E, Suedia pasi krijoji më shumë, ia doli që falë dyshes Isak- Forsberg tërhoqi nordikët drejt suksesit.
Me këtë rezultat me shumë mundësi ka siguruar kualifikimin pasi pas barazimit me Spanjën dhe fitores sot arrin në 4 pikë. Sllovakia edhe pse nuk u ndie inferiore doli pa pikë dhe me një ndeshje për tu luajtur ndaj Polonisë ka 3 pikë.
Kroaci-Republika Çeke, Grupi D.
Gllasgou, 18:00:
Pas humbjes meAnglinë në ndeshjen e parë të Grupit D, kroacia e Daliç e ka detyrim fitoren sot ndaj Çekisë së Patrik Shik, tashmë lider i skuadrës. kundër Anglisë.
Sfida për të konfirmuar gjëndjen optimale të çekëve apo për të parë një Kroaci ndryshe. Zlatko daliç ka deklaruar se skuadra e tij do të ketë ndryshime dhe se në fushë do shihet një tjetër manovër.
Formacionet zyrtare: