Teleteksi…

727:Partizani me një gol të Esat Malës në të 20 fitoi testin e sotëm me Shkupin në Ohër.

727: Ekipi i Teutës ka mbyllur ditën e 5-të të përgatitjeve në Ohër në kuadër të ndeshjes së Champions League me Sherif Tiraspol. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe stafit teknik, ekipi zhvilloi sot dy seanca stërvitore.

727: Saliuo Guindo sulmuesi që firmosi për Laçin, të hënën bashkohet me skuadrën e Shpëtim Duros në Strugë.

727:Albion Marku nga Laçi rikthehet dhe prezantohet si futbollist i Lokomotiva Zagreb. Klubi e kishte huazuar te kurbinasit.

727:Marko Paterni nga Dinamo ka vajtur te Partizani. Në provë. Sot u aktivizua për disa minuta me të kuqtë teksa luhej miqësorja Partizani- Shkupi.

727:Simon Rrumbullaku nga Urad në Rumani te një tjetër skuadër rumune. Sot ishi i Kukësit, lidhi kontratë me Çindian.

727:UEFA ka paralajmëruar se lojtarët në konference shtypi gjatë Euro 2020, do të gjobitën nëse largojnë promot nga tavolina (rasti Ronaldo dhe Pogba).

727: U raportua se gatuzo u shkarkua nga Fiorentina pas 22 ditëve por Rino duket se do marrë Totenhemin në Premier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!