Rroca: Ftoj Rejan në Stamboll…

Dy muaj më parë në një ekskluzive fantazisti shqiptar deklaronte:

‘Nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë një futbollist për të marrë një ftesë në Kombëtare”. Ndërkohë tani Rroca mediton mungesën në Kombëtare duke shigjetuar stafin teknik…

I ftuar në një program sportiv, Eduart Rroca teksa shkëlqeu me skudarën e tij në Turqi ka mbetur i habitur se si i mungon një ftesë nga stafi teknik i kuqezinjëve.

Librazhdasi nuk di t’i japë shpjegim faktit që ende nuk ka marrë ftesën e Rejas ndërsa në RTSH, ka deklaruar se fton 75 vjeçarin ta vizitojë në Stamboll e të ndjekë ndeshjet që ai me Istanbuspor luan në Ligën e Parë turke.

“Mungesa e ftesës? Nuk di as unë si ta shpjegoj. Meqë ftesa nuk po vjen, meqë jam më i vogël, po e ftoj unë trajnerin Reja të vijë të shohë një ndeshje në Stamboll. Se luhet futboll edhe te Istanbulspor.

Meqë ftesa nuk po më vjen mua, i bëj unë ftesë”, ishin fjalët e mesfushorit mbrëmjen e së mërkurës për RTSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!