Laçi, Partizani dhe Vllaznia njohin rivalët në Europë

Goglat sot në Nion të Zvicrës, kanë zbardhur rivalët e skuadrave shqiptare pjesëmarrëse në Europë.

Laçi-Podgorica (MNE), Shiroki Brijeg (BIH)-Vllaznia dhe Sfintul (MDA) Partizani. Ky është shorti për skuadrat shqiptare të përfshira në shortin e sotëm të Conference League.

Interesant fakti që dy skuadra shqiptare si Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Llapi i Podujevës në Kosovë, u shortuan për të luajtur me njëra tjetrën.

Ndeshjet e turit të parë janë programuar të zhvillohen më 8 dhe 15 korrik, ndërsa finalja e Ligës së Konferencës do të luhet në ‘Air Albania Stadium’.

Conference League: (8 dhe 15 korrik 2021)

Laçi-Podgorica

Shiroki Brijeg-Vllaznia

Sfintul Gheorghe-Partizani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!