Shik në histori, gol nga mesfusha
Skoci- Republika Çeke 0-2 (Shik 42′, 52′)
Një gol i tillë nuk shihet në gara zyrtare që prej vitit 1980.
Patrik Shik merr vemendje globale për atë gol të dytë të shënuar nga 45,5 metra larg kuadratit skocez. Gjithçka ngjau në sfidën e Gllazgout teksa Skocia vendase u përball me çekët që vetëm pak ditë më parë luajtën një miqësore me Shqipërinë (3-1 Shik shënoi golin e parë në 18′-ën).
Sot një takim i luftuar që u rrit ndjeshëm në fund të pjesës së parë.Fillimisht në të 42′ Shik me kokë 0-1 ndërsa në të 52-ën vjen perla nga distanca.
Skocia goditi shtyllën por pa mundur të gjëjë golin në këtë takim. Nga ana tjetër Çekia pati mundësi të tjera për të shënuar të tretin. Grupi D kryesohet nga Çekia dhe Anglia me nga tri pikë