Zvicra dominon për një “pikë”

Euro 2020: Grupi A në Baku: Uells- Zvicër 1-1

Në Baku, Uells- Zvicër në takimin e parë të Grupit B mbyllin në barazim 1-1. Sfida mes tyre për Euro 2020 gjykuar me kompetencë nga francezi Klement Turpin, nisi shpejt me inisiativën e Zvicrës. Me Xhakën në rolin e ‘regjistrit’ por dhe me një Embolo në formë të shkëlqyer, helvetët trazuan shpesh zonën e portës së Uellsit.

Ishte pikërisht Embolo në startin e pjesës së dytë (49′) ndërsa pas zhvillimit të një këdorjeje ia del të godasë me kokë dhe të shënojë golin e avantazhit. Kur dukej se Zvicra po administronte, vjen goli fotokopje e Uellsit me Mur. Numri 13 kërcen mbi të tjerët dhe në të 74-ën mund Zomer për 1-1 final

Pas kësaj ndeshjeje situata në Grupin A mbetet e tillë: Italia me tri pikë, Zvicëra e Uellsi nga 1 pikë ndërsa Turqia zero pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!