Drama Eriksen, pezullohet ndeshja
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2021/06/eiksen-dram.png)
Ende nuk ka një komunikatë zyrtare për gjendjen e Eriksen. Sipas mediave të huaja prezente në impiant, lojtari mund të ketë pësuar atak kardiak.
Ndeshja mes Danimarkës dhe Finandës është ndërprerë në minutat e fundit të pjesës së parë pas një momenti të frikshëm të numrit 10 të Danimarkës Eriksen.
Mesfushori i Interit Kristian Eriksen ka pësuar kolaps në fushën e lojës duke rënë në tokë pa ndenja. Pas disa momenteve i rrethuar nga mjekët ai është shoqëruar jashtë impiantit. Ende nuk ka të reja lidhur me situatën por zyrtarisht ndeshja Danimarkë- Finlandë është ndërprerë.
Sakaq, lojtari po shkonte të kryente një rivënie anësore kur ra në fushë duke alarmuar menjëherë lojtarët që kishte pranë. Disa shokë të skuadrës u munduan të përmendnin futbollistin e shtrirë pa ndjenja.