Tomori sfidanti i Kastriotit për biletën ‘numër 8’

Të dielën në Kamëz duke nisur nga ora 16:00 luhet bileta e fundit e Kategorisë Superiore për edicionin e ardhëshëm 2021-22. Kastrioti vendas pret me një takim Tomorin. Verdikti parashikon fituesin deri te penalltitë…

Sot:

Kategoria e Parë, finalja e “play-off” ‘ ‘Elbasan Arena’
Burreli-Tomori 1-2 (Rraboshta 66′ / Canka 32′, Bajramaj 57′)

Tomori i teknikut Bledar Sinella, ia del të eleminojë Burrelin në finalen e “play-off” në Kategorinë e Parë, që u luajt sot në “Elbasan Arena”. Skuadra beratase fitoi 2-1 dhe tani do të përballet me Kastriotin për biletën e tetë të Superiores.

Lushnjari 34 vjeçar Mikel Canka zhbllokoi ndeshjen në të 32-ën duke kaluar Tomorin përpara. Kur pritej reagimi i matjanëve, Mario Barjamaj dyfishoi në minutën e 57-të.

Ekipi nga Burreli përmes shkodranit Jasmin Raboshta shkurtoi shifrat në të 66-ën por vetëm kaq pasi Tomori arriti të ruajë përparësinë dhe të jetë ai finalisti i Kategorisë së Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!