Bufon: E mbyllëm si kampionë

Në skenë për sherbimet e Bufon edhe Monza. Galiani ka nisur tratativat.

Fitorja e Kupës së Italisë ndaj Atalantës 2-1, ka bërë që në kampin bardhezi situata të precepitojë drejt shpesës. Një trofe në këtë sezon aspak të mirë për Juven (Kupa e 14-të), përmirëson atmosferën dhe largon provizorisht kritikat.

Një mbylle perfekte për Xhixhi Bufon, i cili zhvilloi ndeshjen e fundit me Juventusin. Portieri 43 vjeçar, do të largohet në fund të sezonit. Në skenë disa skuadra për të marrë sherbimet e legjendës së portës italiane.

Vetë Bufon ka një dedikim special të cilin e ndan në Twitter.

Mbyllja perfekte, finalja perfekte“, shkruan ikona e gjallë e portës bardhezi. Ai ishte për 90 minuta ndaj Atalantës në finale. Pavarësisht moshës dhe viteve të shumta si sportist, Bufon vijon të tregojë një formë optimale duke lënë të kuptojet se do vijojë ende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!