Dinamo-Egnatia në ‘Elbasan Arena’

FSHF në ritme të larta pune për të mbyllur sezonin futbollistik, ka vendosur që finalja e Kategorisë së Parë ndërmjet Dinamos dhe Egnatias, do të luhet më 22 maj në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të dyja skuadrat fituese të grupëve respektive A dhe B do të startojnë në datën e përcaktuar duke nisur nga ora 17:00 dhe në lojë pëveç stimulit moral të trofeut si kampion i së Parës, do të jenë edhe 30 milion lekë të vjetër që FSHF akordon për fituesin e Kategorisë së Parë.

Ndërkaq përpos Dinamos dhe Egnatias në valle për një vend edicionin e ardhëshëm në elitë janë dhe Burreli dhe Tomori. Një takim mes të dytave dhe fituesi do përballet me një takim me të 8-ën e Superiores. Fituesi kap një vend në Superioren e 2021-22-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!