Teuta-Partizani, Tirana-Laçi, koha nuk ‘pret’

Kategoria Superiore futet zyrtarisht në zonën e verdiktëve. Në 17:00, 5 çifte të Superiores në fushë për të diskutuar javën e 34-t. Deri tani vetëm Apolonia e Fierit ka mësuar fatin e saj e cila sipas pikëve të akumuluara por dhe ato që mund të mbledhë, nuk e mbajnë dot në elitë. Asnjë objektiv sezonal për Kukësin me verilindorët që do të luajnë për qejf në tri takime.

Teuta- Partizani:

Kthyer te tema e ‘ditës’ , dueli në Niko Dovana’ të Durrësit, zhvillimet atje, janë me pritshëmri të lartë. Teuta vendase teksa kryeson kampionatin, do ndeshet me Partizanin ndjekës në një finale titulli.

Fitorja eventuale e Teutës, praktikisht hap shampanjën në kampin bregdetar për të nisur festën e titullit të dytë në histori ( pas atij të vitit 1993-94). Sfidanti, Partizani i Tiranës, ende nuk ka dhënë ‘visto’. Skuadra e Dajës për atë që ka prodhuar pas janarit, është e aftë të fitojë kudo. Te të dy kampet ka entuziazëm. Nuk ka të pezulluar.

Tirana- Laçi (Air Albania Stadium):

Do të jetë një finale e vërtetë për europën. Bardheblutë pasi kanë ecur me ritëm prej kampioni, gjëndën vetëm tri pikë larg bardhezinjëve që nga pretendentë për titull, e shohin vetën të rrezikuar për të marrë një biletë europiane. Shehi, nuk ka në dispozicion Torasën. Te Laçi, kontigjenti në dispozicion.

Vllaznia-Kastrioti:

Në dukje Vllaznia e qetë pasi ka një bonus europian që mund ti vijë nga fitimi i Kupës së Shqipërisë. Gjithnjë nëse fiton finalen me Skënderbeun në 29 maj. Sot do t’i duhet të japë maksimumin në fushë ndaj Kastriotit që u rrokullis si me dorë drejt fundit të tabelës. Shkodranët e duan një biletë për në Conference League. Nuk do të kenë sherbimet e Adilit dhe të Kaleziç.

Skënderbeu-Apolonia:

‘Topi është i rrumbullkaët’, thonë të “vjetrit”. Një bazë duhet të ketë tog-fjalëshi pasi shpesh ai nuk bindet dhe zhbën parashikimet. Për të mos kërkuar më tej për shprehjen tjetër i ‘mbyturi të mbyt’. Korçarët, skuadra e momentit. Sot ma Uendi Marën e pezulluar.

Kukësi-Bylis (‘Elbasan Arena’):

Kuksi ka dështuar të jetë konkurent për objektivët lart këtë edicion. Në kushtet e reja, skuadra e Josës pritet të aplikojë formacione të ‘përditësuara’ nga elementët bazë dhe atyre të stolit. Për Bylis e ndaluar të humbë.

Kategoria Superiore, java e 34:

17:00

Skënderbeu-Apolonia

Teuta-Partizani

Kukësi-Bylis

Tirana-Laçi

Vllaznia-Kastrioti

Klasifikimi pas javës së 33:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!