FSHF kalon kufirin, skaut në Preshevë

Të premten delegacioni i FSHF-së zbarkoi në Preshevë.

Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit Sulejman Mema, Sulejman Demollari dhe zëdhënësi i zyrës për shtyp Fatjon Kodra, udhëtuan drejt Komunës së Preshevës me një mision special.

Të deleguarit e FSHF-së, Mema dhe Demollari kanë zyrtarizuar Nagip Jakupin, si përfaqësues dhe skaut i licençuar nga FSHF-ja, që të ofrojë talentet e këtij vendi për Kombëtaren kuqezi të Shqipërisë.

Në fund, delegacioni zyrtar i FSHF-së zhvilloi një vizitë edhe te kryetarja e re e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, të cilës i dhuruan edhe një fanellë të Kombëtares së Shqipërisë.

Sakaq, gjatë qëndrimit në Preshevë, delegacioni kuqezi, ndoqi dhe një ndeshje moshash ku panë nga afër cilësitë e lojtarëve të caktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!