Lind Kupa e ikonës së fotografisë

Luigj Preçi për 6 dekada, ndoqi me ‘blicin’ e tij, Kombëtaren, Partizanin, Vllazninë, Laçin etj. Me origjinë nga Shkodra, jetoi në Kurbin dhe u nda nga jeta teksa banonte në Tiranë.

Situata pandemike me COVID-19 që nga muajt e parë të 2020-ës, sikundër në të gjithë globin, ‘kafshoi’ pa mëshirë edhe në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ka shqiptari. Në fushën e sportit, Koronavirusi famëkeq nuk ka kursyer duke shuar ish- sportisë, trajnerë e ish-trajnerë, drejtues në sport, gazetarë.

Ndërkaq sipas një postimi të fundit në rrjete të Kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve Sportivë në Kosovë, Edmond Thaçi, nesër në qytetin e Shkodrës, do të luhet Kupa ‘Luigj Preçi’ dhe Trofeu ‘Avni Shabani’. Në nder të dy prej ikonave të gazetarisë dhe fotografisë ndarë nga jeta pak kohë më parë.

Postimi i Thaçit:

Sot drejt Shkodrës, qytetit të jares dhe sportit, ku së bashku me kolegë nga RTK Radio dhe Shqipëria, kujtojmë dy kolosë të fotografisë dhe gazetarisë sportive, Luigj Preçi dhe Avni Shabani.Mirënjohje pafund për organizatorin e këtyre eventeve model, Defrim Methasani i cili gjithmonë është në shërbim të vlerave kombëtare”,shkruan gazetari Thaçi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

1 thought on “Lind Kupa e ikonës së fotografisë

  1. Ju pershendes nga Portugalia.
    Eshte nji evente me vlera humane. Qe rendesia kalon çdo finale. Kush do te jete. Jeta e njerzvet eshte e çmuar. Por kur behet fjale per humbje te dhimbshme. Qofte nga familjaret tane,ose miq te njohur.Por edhe figura né te gjitha fushat.
    Kto evente jane dhe bejne vlersimin e shoqeris tone sociale….
    Perfitoj nga rasti. Ti dergoj.
    Ngushellime familjevet , per humbjen e njerzvet te dashurvet te tyre.
    I paharruar kujtimi i tyre ,nga familjaret, Miqt dhe Shoqeria.
    Per koleget e profesionit te tyre nji pershendetje per kete nisme te bukur dhe kampione.
    Ku te jete e para nga shum kupa te tilla.
    Me respekt .
    Eduard Abazi Portugali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!