Real Madrid ka në duar …titullin në LaLiga

Real Madrid ka në dorë vetë fatet e titullit kampion në La Liga. Barazimi i Barcelonës dje me Atletikon e Madridit 0-0 në ‘Camp Nou’, falë përballjeve direkte i ofron formacionit të Zidan, mundësinë e fundit për të mbyllur si i pari. Kreu 77 pikë (At Madrid), Real 74 një ndeshje më pak.

Një edicion i trazuar dhe i vendosur shpesh në dritë-hije. Shpëtimi i vetëm triumfi në La Liga. Sot finalja e parë me Seviljen në ‘Alfredo Di Stefano’. Më pas kalendar ferri; Granada- Real, Bilbao- Real, dhe në fund Real- Vijareal. Superduele…

Sot java e 35:

Getafe- Eibar 14:00

Valencia-Vajadolid 16:15

Vijareal- Selta Vigo 18:30

Real Madrid- Sevilja 21:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!