Zidan gati të largohet nga Reali

Humbja e mbrëmshme me Çelsin dhe eleminimi nga Champions League duket se do ta përfshijë Real Madridin në një revolucion të madh. Përtej eleminimit, ‘gallata’ e Hazard me rivalët pas ndeshjes por dhe faktorë të tjerë, kanë rritur presionin në klub.

Loja apatike ku vetëm Kurtua e Ramos bënë diçka për të kaluar klasën, i ka bërë të gjithë ata që drejtojnë por dhe punojnë për ekipin e famshëm nga Madridi të mendojnë se grupi aktual dhe trajneri Zidan janë ‘konsumuar’.

Madje sipas GOAL, është vetë francezi i galatikëve që ka nisur të mendojë largimin nga Reali. Në fakt ka patur disa herë tentativa për ta larguar trajnerin që fitoi me Realin tri Champions radhazi. Por këtë radhë duket se Zizu e ndjen fundin dhe i paraprin largimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!