Kampionat i çmendur

Teuta merr kryesimin, Skënderbeu për herë të parë del nga rrëzimi direkt…

Skënderbeu- Partizani 1-1 (Mensah 56’/ Zhunior 44′)

Tani e ka radhën…derbi. Partizani- Tirana të enjten për ti dhënë ngjyrime të tjera këtij edicioni aspak normal.

Për të 32-ën, ka barazuar Skënedrebu ndaj Partizanit 1-1 në një sfidë e cila për atë që prodhoi loja, duhej të kishte një kah. Fitoren e skuadrës së Ilir Dajës. Megjithatë, korçarët ia dolën të marrin një pikë të çmuar e cila me gjasë do t’i bëjë punë në llogaritë e fundsezonit. Për momentin, kalon Bylis dhe Apoloninë.

Teuta- Bylis 4-0 (Aleksi 16′, Qirko (autog 57′), L.Vila 74′, Bregu 94′)

Në Durrës, Teuta shpartallon Bylisin 4-0 dhe merr kreun e renditjes me 59 pikë. Suksesi i ‘djemëve të detit’ u pa që në fillim kur Teuta kaloi përpara me golin e parë të shënuar nga Albano Aleksi.

Në pjesën e dytë, autogoli i portierit Qirko mbylli kapitullin e tri pikëve të durrsakëve të cilët me Lorenco Vilën shënojnë të tretin në të 74-ën.Në fund nuk mund të mungonte Dejvi Bregu ndërsa plotëson ‘pokerin’ e ditës në ‘Niko Dovana’ në të 94-ën. Teuta e para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!