Sherri në ‘Selman Stërmasi’, ndalohen drejtuesit…

Pak minuta para se të mbyllej ndeshja mes Tiranës dhe Kastriotit (1-0), e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore në fushë dhe jashtë saj pati tension.

Pas golit të Tiranës shënuar nga Hoxhallari, për shkak të pretendimit të krutanëve se nuk u respektua loja fair-play teksa Okebugu në një duel ajror me autorin e golit, gjëndej i shtrirë në tokë.

Për disa minuta loja u ndal dhe pati tension mes palëve, teksa u desh ndërhyrja e policisë për të ulur gjakrat. Në fushë kishin hyrë edhe zyrtarë të klubit krutan, të cilët u shoqëruan në polici pas ndeshjes.

Mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e djeshme duke preçizuar se ka ndaluar disa drejtues të klubit mik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!