Shehi: Luajmë fatet në një…javë

Tirana me ecurinë e javëve të fundit dha idenë se po sillej si kampione në fuqi por barazimi në aktin e fundit me Bylis, i prishi disi planet e klubit më të titulluar në vend në rrugën drejt kreut. Megjithatë para takimit me Kastriotin trajneri Orges Sheh e shikon si deçizive përballjen. Për vetë objektivin e Tiranës. Mendohet edhe për derbin.

Shehi:

“Kemi thënë se çdo skuadër ka objektivat e veta. Kastrioti është kundërshtar që nuk ka marrë pikë në javët e fundit, por të hap probleme sepse edhe ata kanë objektivat e tyre për të arritur. Ne jemi për t’u ngjitur lart, ata janë për t’i shpëtuar fundit të tabelës.Do të jetë një ndeshje e luftuar nesër. Na ndajnë vetëm 5 javë nga fundit, duhet të jemi të përqendruar, të kujdesshëm dhe të çojmë topin në rrjetë. Kjo javë është shumë përcaktuese për ne, kur marrim gjithë frytet e sezonit. Tirana ka pasur një sezon shumë të ngarkuar sepse ka nisur shumë herët vitin futbollistik”.

“Rivali më i rëndësishëm? Kastrioti, që luajmë nesër. Nuk është rivali ynë direkt, por rivali i radhës është më i rëndësishmi. Duhet të bëjmë mirë, të shfrytëzojmë rastet sepse futbolli është edhe lojë momenti dhe duhet shfrytëzuar. Rasti i parë që do na jepet, do duhet ta shënojmë sepse na ndihmon për vazhdimësinë e ndeshjes. Nesër nuk do kursejmë asnjë lojtar për derbin.Kemi edhe mungesa për shkak kartonësh. Do fus lojtarët që janë në gjendjen më të mirë. Nëse herët e tjera nuk e kemi në dorë, mendoj se kemi shanset tona nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet. Nëse ndodh kjo, mendoj se do jemi brenda objektivit tonë”, 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!