Korabi pret Burrelin, të dielën derbi për…

Nga:Fatmir Zhuzhi

Dy javë nga fundi, Burreli 40 pikë, Korabi 39. Flet Zv/ trajneri Beqiri.

Kategoria e Parë ende nuk i ka mbyllur llogaritë. Sidomos në Grupin A zona e promocionit teksa veç Dinamos tashmë tri pikë larg rikthimit, për një ndeshje shtesë garojnë Korabi dhe Burreli.

Të dielën në Peshkopi, luhet pikërisht derbi i Qarkut Dibër ndërmjet Korabit e Burrelit. Në fakt të dy klubet veriore kanë kontestuar gjykimet e fundit me blutë por këtë radhë do ju duhet ta ndajnë mes tyre ‘racionin’ e vendit të dytë.

Për ‘Sporti im.al’, foli matjani i Korabit,trajneri i portierëve Besnik Beqiri.

Pavarësisht humbjes me Dinamon ekipi i është kthyer normalitet dhe ka vazhduar stërvitjen me rigoriozitet e besim. Po luftojmë për të zënë vendin e dytë, për të kapur zonën play- off. Sfida ndaj Burrelit është tepër e vështirë pasi kundërshtari ka një ekip mjaft të mirë. Dionis Imeraj dhe Agron Malaj në rolin e presidentëve respektivë, i mbështetën ekipet e tyre pa kompromis dhe vërtetë meritojnë të dy ta shohin skuadrën në elitë,“, tha ndihmësi i Canajt te Korabi.

Ndërkaq pas seancës së fundit në Tirnë dibranët do të udhëtojnë drejt Peshkopisë.

Formacioni i munëshëm i Korabit: Mëhidri; Dida, Duka, Papleka, Muça; Çutra, Joti, Ismailaj, Topalli; T Marku, Skuka.Tr: A.Canaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!