Josa: Duam pikët e qetësisë

Trajneri i Kukësit Mirel Josa, ka dalë para mediave dhe ka folur në prag të ndeshjes me Vllazninë. Kreu i pankinës verilindore ndjen peshën e ndeshjes dhe pas tri humbjeve radhazi shprehet se Kukësi e ka domosdoshmëri fitoren:

Josa:

“Përballen dy skuadra të cilat kane emër në futbollin shqiptar siç është Kukësi dhe Vllaznia. Dhe këtu duhet të shohim më tepër rëndësinë e ndeshjes.

Unë e kam thënë përherë që mungesat janë, problemet nga ndeshja në ndeshje, si na dolën në ndeshjen me Laçin i kemi edhe tani. Kështu që do të shohim si do të rikuperojmë këto probleme që ka.

Bisedime me klubin? Asnjëherë nuk është herët në këtë drejtim, unë e kam thënë edhe një herë tjetër që mua asnjëherë nuk më ka mbajtur kontrata me një klub, ndonëse kam kontratë edhe për vitin që vjen. Por do të shohim nëse klubi ndjehet mirë me punën time dhe unë i kënaqur me mënyrën se si funksionin klubi. Këto gjëra janë ato që do të marrin shumë shpejt rrugën që kërkohet.

Kukësi ka objektiv për të grumbulluar sa më tepër pikë, për të treguar lojtarët sa kanë mundësi e sa mund të bëjnë gjatë 90 minutash. Ky është objektivi kryesor i imi dhe i lojtarëve. Në të njëjtën mënyrë ua kam thënë edhe futbollistëve.

Rrezik nga rënia? Ne do të mundohemi të grumbullojmë sa më tepër pikë. Do të thotë që siguri nuk ka, duhet të japim maksimumin tonë në mënyrë që skuadra të mos ndodhet pa pritur e pa kujtuar në gjendje shoku. Normalisht nuk i kemi bërë punët siç duhet në këto ndeshje.

Por do të flisnim ndryshe nëse skuadra nuk do të kishte marrë pikë me Kastriotin e Tiranën. Ishin ato pikë që na dhanë një farë qetësie, qetësi që u prish më vonë, pavarësisht kalendarit se kemi luajtur me skuadra egoiste për të marrë pikët dhe nuk ia kemi dalë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!