Shehi: Ndaj Vllaznisë duke luajtur si në Durrës

Tirana e rikthyer dhe me profilin prej kampioneje, pritet të luajë edhe nesër ndaj Vllaznisë në ‘Selman Stëramsi’. Për vetë objektivët sezonalë të 25 herë kampionëve të vendit. Para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp foli trajneri i tyre Orges Shehi.

Shehi:

“Unë mendoj se kemi hyrë tashmë në fazën e nxehtë. Faza e 4 është shumë interesante dhe shumë e ngjeshur. Të gjitha skuadrat kanë objektiva, ndeshjet sa vijnë e bëhen më serioze. Është një ndeshje e rëndësishme përballë një kundërshtari që nuk e nisi si pretendent, por është në vend të parë me meritë, kështu që duhet të djersijmë shumë dhe të përqëndrohemi shumë për të marrë atë që ne na intereson, fitoren.

Ne nuk kemi bërë ndeshje të këqija, kemi bërë ndeshje të mira nëse meren të gjitha në vazhdimësi. Sigurisht që kjo e fundit mbahet mend pasi është ndeshje e freskët. Do të tentojmë të jemi me të njëjtin grintë, siç ishim me Teutën. Ne nuk jemi të relaksuar, pasi duhet të ishim të pozicionuar më lart, je i angazhuar që të ngjitesh edhe më shumë.

Çdo ndeshje është finale dhe nuk ke më kohë të humbasësh pikë. Unë mendoj se çdo ndeshje është e rëndësishme dhe bëjnë një kampionat shumë të fortë. Cdo skuadër ka vëmendjen e vet. Do të shohim se si do ta hedhim skuadrën në fushë. Gjë e mirë është që e kemi skuadrën të plotë dhe sot na takon t’i japim dorën e fundit për ta mbyllur me ekipin për nesër.

Ne do të hyjmë për të marrë maksimumin sepse realisht na duhen shumë pikët dhe kemi shumë pak javë për të rikuperuar pozicionin. Gabimet janë me pikatore dhe do të mudohemi të mos gabojmë.

Torasa është lojtar i rëndësishëm dhe mungesa e tij ndikon, pasi është pjesë e rëndësishme e skuadër. I tillë është futbolli, me lojtarët që kemi do mundohemi të bëjmë që të mos ndihet mungesa e tij. Është lojtar i rëndësishëm e pjesës sulmuese, por forca është grupi, besoj se do kompensohet mungesa.
Më vjen inat sa të plas, që kemi lënë pikë, por e thamë edhe më parë se futbolli ka edhe atë pjesën e fatit. Fati nuk ka qenë me ne, pasi kemi krijuar. Nuk jam person që merrem me të shkuarën por shpresojmë ti rikuperojmë. Titulli? Ne duhet të fitojmë me Vllazninë për t’iu afruar katërshes së parë, pastaj si do shkojnë të tjetër është tjetër histori. Të fitojmë me Vllazninë e vendit të parë, pasi i shkojmë -4 pastaj”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!