Memelli: Finale? Jemi koshientë, duhen tri pikë
Nëse e do Superioren edhe edicionin që vjen, Skënderbeu, duhet të mundë ballshiotët nesër në Korçë e më pas të shpresojë në ndonjë ndalesë tjetër të mallakastriotëve.
Migen Memelli, trajenri pogradecar i Skënderbeut thekson se lojtarët duhet të jenë të qetë dhe mos jenë të veshur me tipare emocionale para një finalejeje mbijetese si ajo me Bylis.
Me Bylis finale…“Është një ndeshje për t’u fituar dhe pritshmëritë janë të larta. Kur pritshmëritë janë të larta, të gjithë jemi koshientë, unë, klubi, lojtarët që duhet bërë më e mira e mundshme për të marrë tre pikët në një ndeshje si kjo e nesërmja kundër një rivali kryesor si Bylis”.
Gabimet e mëparshme? “Përgjegjësia kalon të unë se jam trajneri, lojtarët të jenë të qetë te kjo pjesë për të mos pasur emocione negative. Gjërat duhen parë në të ardhmen dhe jo në të kaluarën, të gjithë gabojnë në një ndeshje apo një tjetër, nisur nga unë i pari.
Unë me stafin kemi diskutuar së bashku me lojtarët që qetësia psikologjike duhet në këtë ndeshje. Lojtarët janë të gatshëm mentalisht, fizikisht, teknikisht për të bërë maksimumin”.
Formacioni?“Kemi edhe një stërvitje të fundit, tashmë mbas shumë javësh, skuadra funksionon dhe ka ekuilibrat e duhur. Me përjashtim të dy javëve të fundit se ne jemi dëmtuar te episode”, u shpreh Memelli.