Dinamo sot në “Dinamo”, Burreli pret Korabin

Kategoria e Parë në takimet e dyta të fazës së tretë ose thënë ndryshe java e 21-të. Në Grupin A faza play off, me dy takime mjaft interesante.

Dinamo pritëse në ‘Selman Stërmasi’ ndaj Vorës ndërsa Burreli luan derbin e Prefekurës me Korabin. Vendasit për të ruajtur kreun ndërsa dibranët në një sfidë përcaktuese për vijimësinë. Në këtë grup tri skuadrat pretendente pët Superioren, ndahen nga 4 pikë.

Në zonën play out, Besëlidhja nëse nuk do komplikime në renditje, e ka detyrim fitoren me koplikasit. Erzeni i Bubeqit, nuk mund të bëjë më ‘shaka’ me garën. Sot pret Partizanin B.

Grupin B, faza play out, luhet vetëm takimi Turbina- Flamurtari. Cerrikasit për të qartësuar ‘idetë’ ndërkohë që Flamurtari vijon të ecë pa ‘busull’. Ndeshjet e Grupit B, zona play off, Egnatia- Tomori dhe Pogradeci-Besa, luhen nesër.

Ndeshjet sot Kategoria e Parë:

Gr:A, Play Off.

13:00

Burreli- Korabi

Dinamo- Vora (‘Selman Stërmasi’)

Gr: A, Play Out.

15:00

Erzeni-Partizani B

Besëlidhja veleçiku

Gr:B, Play Out

15:00

Turbina- Flamurtari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!