Besa/ Ikën Mërgjyshi, rikthehet Kashami

Nuk ia doli të bëjë atë që bëri edicionin e kaluar te Apolonia dhe Besa e shkarkon apo dorëhiqet, pak rëndësi ka. Por Artan Mërgjyshi nuk do të vijojë më tej me Besën e Kavajës.

Skuadra verdhezi u mund këtë fundjavë në Luz nga Egnatia (0-2) dhe premisat për të kapur vendin e dytë në Grupin B, janë thjesht matematikore.

Ndërkaq klubi në rrjete shkruan se Mërgjyshi u dorëhoq ndërsa vendin e tij e merr Ndriçim Kashami.

Ndërkaq, Besa mban pozicionin e 4-t në zonën e promocionit në Grupin B me 21 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!