Kualifikohet Roma, mbrojtësit i vjedhin banesën

Vijojnë përndjekjet e futbollistëve nga hajdutë të ndryshëm.Gjatë natës ata mësynë në shtëpinë e lojtarit të Romës, Kris Smolling.

raportimet nga vendi fqinj bëjnë të ditur se tre njerëz të armatosur hynë në shtëpinë e mbrojtësit në zonën Appia dhe e detyruan atë të hapte kasafortën, duke vjedhur një Rolex dhe bizhuteritë.

Policia po heton çështjen. Përveç futbollistit, në banesë edhe gruaja e tij e frikësuar, por të dy nuk janë dëmtuar nga hajdutët e rëndomtë.

Ndërkaq mbrojtësi anglez nuk mori pjesë në ndeshjen kundër Ajaks për shkak të problemit të gjurit të majtë për të cilin ai udhëtoi së fundi në Spanjë për një konsultë të specializuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!