Xhufredi: Gatuzo ikën nga Napoli, Hysajn ja jap me vete…

Mario Xhufredi ndërsa flet për Radio Kiss Kiss Napoli, thotë se presidenti De Laurentis i ka pëlqyer futbollistët që ai i ka sjellë. Sipas agjentit të Hysajt, trajneri Gatuzo do largohet nga Napoli në fund të sezonit. Për Hysajn shprehet se është shumë shpejt për të folur pasi atë e duan shumë klube në Europë. I fundit PSG.

Xhufedi:

Gatuso nuk qëndron te Napoli, por është mendimi im. Rino është një person i mirë, mbase edhe mund të rimarrë vetën te Napoli. Por mendoj se ai nuk do të jetë më trajneri blu. Ai e vlerëson shumë Hysajn. Nëse mundem unë do t’i çoj gjithmonë lojtarët e mi te ai (Gatuzo).

Ka shumë klube që kërkojnë Hysajn. Shumë klube e duan atë, ai ndoshta do të bëjë edhe Ligën e Kampionëve. Por tani është shumë herët për ta treguar. Mario Rui dhe Di Lorenzo do të qëndrojnë te Napoli, por më parë do të duhet të presim e të mësojmë se kush do të jetë trajneri i ri i Napolit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!