Bilbao rrezikon të përjashtohet nga lista e…

Qeveria baske njoftoi në mëngjes se nuk do të devijojë protokollin për të luftuar pandeminë e koronavirusit duke lejuar praninë e publikut në stadiumin San Mamés në Bilbao gjatë Kampionatit Evropian.

Kriteret e përcaktuara nuk janë të rishikueshme,” tha presidenti i qeverisë Baske, Inigo Urkullu, në një intervistë dhënë Radio Euskadi. “Ishte dëshira jonë të organizonim ndeshjet me publik, por ne do të ndjekim këshillat e autoriteteve shëndetësore.”

Sipas kritereve të vendosura nga qeveria, 60% e popullsisë së vendit bask dhe pjesës tjetër të Spanjës duhet të vaksinohen deri më 14 qershor. Për të pritur më pas situatën me të shtruarit në siptalet e COVID-19 të cilët nuk duhet të jenë më shumë se 2% të totalit. Sipas Urkullu, Federata Spanjolle e Futbollit beson se këto kritere janë të pamundura të përmbushen dhe kjo do të çojë në “mungesën e një publiku” në ndeshjet e San Mamés.

Pritet që UEFA më 19 prill, të vendosë nëse do të konfirmojë apo jo impantin bask . Nisur nga ato që ka bërë publike UEFA duke kërkuar njerëz në tribuna, Bilbao humbet të drejtën e organizimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!