UEFA i paraprin Europianit me…vaksina

Protokollet mjekësore të federatave europiane, të miratuara nga UEFA, nuk japin siguri për një Europian me tifozë dhe pa infektime me COVID-19. Drejtuesit e UEFA-s thotë se vetëm me vaksinim dhe imunizim mund garantohet një kampionat i qetë.

Në vigjilje të fazës finale të kampionatit Europian ‘Euro 2020’, UEFA po punon me komisionet mjekësore, për të siguruar një Europian sa më të qetë dhe për të mos pasur të infektuar gjatë muajit teksa futbollistët dhe stafet e përfaqësueseve kontinentale do të lëvizin në disa qytete të Europës për të luajtur sipas kalendarit paraprak.

Në këtë vështrim të ri, UEFA po planifikon të vaksinojë të 600 futbollistët e grumbulluar për kompeticionin, bashkë me stafet e tyre teknike dhe të federatave përkatëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!