Në Australi, goli ka emrin ‘Berisha’

Uestern Junajtid në Australi e ka kampionin në ‘rozë’. Ai është rekordmeni i vendit të ‘Kangurëve’ prishtinasi Besart Berisha.

Në duelin e sotëm që skuadra e tij luajti ndaj Melburn Sitit, bomberi kosovar dha një asist (61′) dhe shënoi një gol (66′) duke ndihmuar skuadrën të marrë tri pikë të vyera (2-1)

Më herët, 35 vjeçari ka luajtur në Australi me Brisbane Roar dhe Melburn Victori ndërsa prej dy sezonesh mban veshur fanellën e Uestern.

Edicionin e kaluar Berisha realizoi 19 gola ndërsa me golin e sotëm ndaj Melburn, arrin te shifra e 6 golave në 12 javë.

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!