Reja nga Italia: Elseid Hysaj më i miri ndaj Anglisë

Trajneri: “Për dy ditë marr vaksinën”

Edi Reja pasi mbylli me tri takimet e Shqipërisë për kualifukeset e Botërorit, nis ‘pushimet’. Por jo plotësisht pasi sot trajneri kuqezi, ka dhënë një intervistë për radion ‘Kiss Kiss Napoli’ në Itali.

Shfaqet nostalgjik për Napolin që ka drejtuar dhe jep receta se si skuadra napolitane mund të shkojë në Champions. Lavdëron Elseid Hysajn teksa shprehet se ndaj Anglisë ishte më i miri. Për dy ditë do vaksunohem’ thotë trajneri i Shqipërisë.

Reja:

Adl di si të vlerësojë punën dhe përkushtimin e atyre që i japin të gjitha. Napoli mbetet emocioni më i madh në karrierën time. Ngjitja nga C në A ishte e bukur. Sfida ndaj Juve do të jetë e rëndësishme sepse është një ndeshje e drejtpërdrejtë. Skuadra është adekuate dhe ekipi duket i karikuar”


Për 2 ditë bëhem i vaksinuar, ju duhet ta bëni, është mënyra e vetme për të dalë nga kjo pandemi. Napoli mund të shkojë lehtë në Ligën e Kampionëve. Hysaj ishte shumë i mirë në ndeshjet e Shqipërisë. Kundër Anglisë ishte më i miri, Napoli është i përgatitur dhe i trajnuar mirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!