Enrike: Ibra? Flasim kur t’i vijë radha

Kthimi i Zlatan Ibrahimoviç në ekipin kombëtar është sigurisht një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për Suedinë por edhe për kundërshtarët e skandinavëve në Grupin B ku pozicionohet edhe Kosova.

Spanja gjithashtu do të jetë njëra prej tyre, teksa në14 qershor do të përballet me Suedinë për kualifikueset e Botërorit.

I pyetur në konferencën për shtyp para përballjes së sotme me Greqinë, se si e sheh ai rikthimin e Ibrës në përfaqësuesen suedeze, Luis Enrike, tekniku spanjoll tha:

Kësaj pyetje duhet ti përgjigjet trajneri i Suedisë që e thirri atë. natyrisht një pikë referimi, pavarësisht moshës. Ai është një lojtar shumë i talentuar dhe po bën mirë në kampionatin italian. Tani është përsëri në ekipin kombëtar.Sigurisht që do të kemi më shumë probleme por do t’i analizojmë rivalët kur të vijë koha “,tha Enrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!