Shkëlqeu me Napolin, Hysaj në krye të…listës kuqezi

Nga mbrojtja me Elseid Hysaj, në mesfushë me Endri Çekiçin, i cili shënoi gol në Turqi dhe duke mbërritur në vijën e sulmit ku Myrto Uzuni shënoi golin e 9-të me Ferencvarosh”.

Nga data 25 mars deri më datë 31 mars, Shqipëria e futbollit në rang Kombëtarjeje do të luajë tri sfida vendimtare për kualifikueset e Botërorit ‘Katar 2022’. Fillimisht kuqezinjtë luajnë me Andorrën e më pas Anglinë dhe San Marinon.

Përpara se Trajneri Edi Reja të shpallë listën dhe më pas të nis përgatitjet me shumë gjasë do ti duhet mjaft punë për të selektuar më të mirët. Forma e shkëlqyer e shumë futbollistëve kuqezinj nuk ka mbetur pa u konstatuar edhe nga vetë institucioni që drejton futbollin në Shqipëri.

Marrë shkas nga paraqitja e shklqyer e Hysajt të dielën në mbëmje me Napolin vjen postimi i FSHF-së

Postimi

Një paraqitje të shkëlqyer ka dhuruar mbrëmjen e së dielës mbrojtësi shqiptar që luan në radhët e Napolit, Elseid Hysaj.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘San Siro’ kundër Milanit, Hysaj ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë vendimtar në disa raste për gol nga ana e ekipit milanez.

Shkodrani që u hodh në fushë që në minutën e parë nga trajneri Gennaro Gattuso u vlerësua me notën 7.6 nga uebsajti i specializuar për statistikat, “SofaScore”, duke qenë kështu lojtari i dytë më i mirë i ndeshjes pas portierit të Napolit, Davide Ospina.

Sipas të dhënave të marra nga ky uebsajt, Hysaj ka qenë 73.7% i saktë në pasime në të gjithë ndeshjen dhe ka arritur të fitojë 7 nga 9 duele në fushën e lojës dhe 1 nga 3 duele në ajër.

Kjo ka qenë një fundjavë fantastike për Kombëtaren Shqiptare, me paraqitjet e mira të futbollistëve tanë, duke filluar nga mbrojtja me Elseid Hysaj, në mesfushë me Endri Çekiçin, i cili shënoi gol në Turqi dhe duke mbërritur në vijën e sulmit ku Myrto Uzuni shënoi golin e 9-të me Ferencvarosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!