Gjasula: Me Anglinë asgjë për të humbur

Ai u ftua shumë vonë në kombëtare por për shumë specialstë është futbollisti për notën ‘dhjetë’. Klaus Gjasula, mesfushori shkatërrues i kombëtares kuqezi, prej disa ditësh,’gladiatori’ ka lënë prapa një dëmtim të zgjatur dhe me Hamburgun e tij në Bundesliga 2, ka nisur të marrë minuta.

Një bonus mjaft i madh për Edi Rejën ndërsa Shqipëria luan në fund të marsit tri takime në 6 ditë për kualifikueset e ‘Katar 2022’. Fillimisht me Andorrën e më pas me Anglinë në ‘Air Albania Stadium’ dhe San Marinon

Gjasula:

Ne e dimë që në futboll asgjë është e pamundur. Për mua është një gjë shumë e bukur të luash kundër Anglisë. Kanë lojtarë me emra të mëdhenj dhe nuk e ke gjithmonë mundësinë të luash kundër këtyre kundërshtarëve dhe duhet të japim maksimumin.

Për mua, në atë ndeshje nuk kemi asgjë për të humbur. Do japim maksimumin dhe do shohim çfarë do na dalë. E rëndësishme është të kemi besim te vetja jonë dhe me besimin se me një ditë shumë të mirë mund të kapim ndonjë pikë”, u shpreh Gjasula për mediat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!