Uzuni i dashuruar me…golin

Sërish Uzuni në gol. Këtë radhë baretasi kuqezi, ka kaluar përpara Ferencvarosh në startin e pjesës së dytë në një duel që ishte duke e barazuar 1-1.

Në të 49′-ën sulmuesi shqiptar u paraqit te pika e penalltisë duke goditur dhe kaluar përpara ekipin e tij ndaj Paks 2-1.Më tej skuadra që udhëheq kampionatin hungarez shënoi dhe 3 gola të tjerë e pësuar një, duke mbyllur takimin 5-2. Ky ishte goli i 9 i Uzunit me fanellën e Ferencvarosh këtë sezon.

Ndërkaq Diosgori i Roshit e Memollës në betejën për ti ikur fundit, barazoi të shtunën 0-0 me Honved Budapest.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!