Duro: Kemi mungesa, synojmë tri pikë

Trajneri i Laçit Shpëtim Duro, nis të ‘qajë’ mungesat. Barazimi me Apoloninë duket se e ka mërzitur teknikun ndërsa me fokusin te përballja e nesërme ndaj Skënderbeut në Korçë në 13:00, thotë se skuadra duhet të japë maksimumin për të shkuar te tri pikët.

Duro për ‘Sporti im‘:

Kontigjenti?

Përpara një transferte me korçarët kemi probleme me elementët në dispozicion. Këtë radhë futbollistët me pamundësi aktivizimi janë shtuar dukshëm. Gjithësesi gjatë javës është punuar me intensitet dhe presim reagimin e grupit.

Xhixha i rikuperuar?

Jo plotësisht. Por veç Xhixhës do të mungojë Nuabueze, arsyeja tashmë dihet ( pezulluar nga Disiplina) por dhe Turkaj e Lukas Ramos që ka plotësuar numrin e kartonëve.

Synimi?

Nuk na la shije të mirë ai barazim aksidental me Apoloninë. Edhe pse kemi pasur shumë raste shënimi e mbi të gjitha kemi krijuar volum të madh loje. Në Korçë ne shkojmë për ta fituar ndeshjen. Kuptohet, Skënderbeu meriton respekt jo vetëm për emrin e krijuar ndër vite por dhe për atë që prodhoi në fitoren ndaj Partizanit javën e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!