Fundi i ‘Vllaznisë’, Kukësi jashtë pretendentëve

Vllaznia- Bylis 1-2 (Dilaver 14’/ Spahiu 75′, Bejl 90+3′)

Vllaznia nuk ka këllqe për të kaluar rivalin e radhës dhe me gjasë pas humbjes së sotme me Bylis 1-2, ka vënë në pikëpyetje jo vetëm kreun por dhe zonën europiane.

Pas një goli të shënuar me fat nga Dilaver në start të ndeshjes, u duk se Vllaznia do ta kishte të lehtë fitoren por më vonë skuadra e Dovedan nisi të kërkojë me insistim barazimin.

Me një Edison Ndreca në superformë e asistues, Ntepe e Antoni Bejl por dhe me një Hyseni që futet në fushë dhe shënon, mallakastriotët ia dalin të marrin tri pikë e kërcënuar edhe Kastriotin në luftë për mbjetesë (22-28).

Kukësi-Apolonia 1-1 (Ibraimi pen 45’/ Gjata 85′)

Kukësi duket se i ka dhënë fund shpresave për të kapur europën nga kampionati. Sot ndaj Apolonisë edhe pse luajti me më shumë se një pjesë loje me një lojtarë më pak (karton i kuq Bytyqi) arriti përmes një penalltie të shndërruar në gol nga Ibraimi të mbyllë pjesën e parë përpara.

Në pjesën e dytë bardhejeshilët shtojnë ritmin dhe i afrohen disa herë kuadratit të mbrojtur nga Xhika. Për të ardhur në të 85-ën kur Mario Gjata barazoi shifrat për 1-1 final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!