Shehi: Derbi nuk do koment, tri rezultate brenda

Orges Shehi e di se një duel me Partizanin në këtë pikë të sezonit vlen jashtëzakonisht shumë për objektivët e klubit më të titullur në vend. Megjithatë trajneri durrsak i bardhebluve ul presionin dhe thotë në konferencën e sotme për shtyp se takimi me Partizanin nesër në 13:00 duhet marrë si takim radhe. 

Shehi:

Derbi...“Derbi nuk do koment, të fokusohemi si ndeshje e radhës. Ka shumë duele të tjera në vijim dhe ta marrim si ndeshjen e radhës. Statistikat janë pjesë e ju gazetarëve, mua nuk më tremb asnjë kundërshtar për t’u ngjitur aty ku duhet.

Ecuria? Rezultatet pozitive ndikojnë në ecurinë e skuadrës, nuk merren shumë parasysh në derbi ndeshjet e para. Ta interpretojmë mirë dhe mos gabojmë, kjo ka rëndësi. Jemi të plotë por element të caktuar nuk janë në 100 përqind. Të japim më të mirën, edhe ata që e nisin nga stoli.

Motivimi ekstra? Me çdo kundërshtar që luajmë bëjmë analizën tonë dhe më pas të kundërshtarit. Nuk kam dashur këtë javë të ngarkoj skuadrën, sepse motivimi dhe karikimi janë. Gjërat e vogla ndikojnë në këtë ndeshje, të jemi të qetë për nesër.

Ndeshje deçizive? Sa vjen ndeshjet ikin dhe pikët bashkë me to. Ta marrim si ndeshje e radhës. E kam provuar si lojtar, kjo është hera e parë si trajner. Nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë dhe të bëjmë më të mirë.

Tifozët? Padyshim që ndikon, në këto kushte pandemie nuk kemi ç’të bëjmë sepse është e gjithë bota.Prurjet e reja të përshtaten me adrenalinën që jep derbi, edhe lojtarët me eksperiencë kanë bërë të tyren për grupin. Derbi i ka të trija rezultatet brenda”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!