Pakënaqësia, Kavani drejt Bokës

I bashkua gjatë verës por Edinson kavani nuk duket se është aq i lumtur në ishull te Mançester Junajtid.

Kjo sipas babait të tij Luis Kavani, i cili thotë se djali i tij është i etur të kthehet në Amerikën e Jugut duke pranuar se ka qenë në kontakt me Boka Xhuniors gjatë prag vitit të ri.

Luis i tha TyC Sports: “Djali im nuk ndihet rehat në Angli dhe dëshiron të jetë përsëri pranë familjes. Edinson do të përfundojë karrierën duke luajtur në Amerikën e Jugut”.

Më pas babai i Kavanit ka shtuar:

Unë dua që Edinson të luajë në një ekip që lufton për diçka të rëndësishme. Edinson kishte disa biseda me Rikuelme dhe ai do të donte të luante për Boca.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!